UBT News

Arrestohen tre persona për prostitucion në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar në Fushë Kosovë, një mashkull kosovar dhe dy femra njëra kosovare dhe tjetra shtetas e R. Shqipërisë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”.

Policia e Kosovës njofton se me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./UBTNews

Exit mobile version