UBT News

Arrestohen tre persona për përfshirje në kontrabandë me emigrant dhe mallra

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për përfshirje në kontrabandë me emigrant dhe mallra.

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë ka arritur t’i ndalojë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Të dyshuarit kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallrat e paligjshme.

Me këtë rast policia ka konfiskuar:

– Birra, 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total)

– Laptop të përdorur gjithsej 51 copë

– Rregullator për laptop 98 copë

– Tastatura për laptop te përdorura 39 copë

– Pula të gjalla 53 copë

– Neskafe 3/1 1 pako me gjithsej 180 copë

– Sallame 14 copë me peshe prej 4.683 gram

– Rafte metali 15 copë dhe 13 artikuj ushqimor 248 copë.

Me aktvendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.

Kontrabanda me emigrant: Zyrtarët policorë, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, më 21.04.2021, në ora 11:10 në hyrje në Terminalin Doganor kanë kontrolluar me prisje të veçantë (zbulues të pranisë së njerëzve në automjete) një kamion që drejtohej nga: S.N. (viti i lindjes 1976, shtetas i Serbisë), i cili vinte nga Greqia. Gjatë kontrollimit, pas sinjaleve të mara është vendosur që rimorkio të hapet për kontroll. Pas kontrollit, në rimorkion e kamionit janë hasur nëntë emigrant pa dokumente identifikimi. Rasti është trajtuar ne koordinim me prokurorin kujdestar.

Exit mobile version