Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për procedurat e mëtejme hetimore.
“Realizimi i detyrave dhe autorizimeve policore në mënyre profesionale ka rezultuar që, dje më datë 21.12.2021, rreth orës 19:00, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “Adem Jashari” gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve për kalimin e kufirit, respektivisht për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, në tri raste kanë hasur në tre (3) persona të dyshuar, të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve (leje qëndrim, vizë dhe pasaportë) janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kufitare kosovare”, thuhet në komunikatë.