UBT News

Arrestohen tre persona për drogë në Skenderaj

Tre persona janë arrestuar në Skenderaj për posedim të substancave të dyshuara narkotike. Tre personat u arrestuan në dy raste të ndara në Skenderaj.

Dy persona u arrestuan në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku gjatë kontrollit janë gjetur substanca narkotike në sasi 4.2 gr.

“Në orët e mbrëmjes të datës 17 nëntor 2021, njësitet policore në dy raste të ndara në zonën e Skenderajt, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike. Arrestimi i dy të dyshuarve të parë, është realizuar në fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi njësia policore ka ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi 4.2 gr”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i tretë është arrestuar në Runikë të Skenderajt.

“Ndërsa arrestimi i të dyshuarit të tretë, është realizuar në kohën kur një Njësi Policore e Trafikut po realizonte një pikë kontrolli në fshatin Runikë të Skenderajt, me ç’ rast gjatë kontrollit të një veture, dhe kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gr, substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në komunikatën e policisë.

Personat e arrestuar pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.

Exit mobile version