Tre persona shtetas të huaj janë arrestuar në Prizren, pasi që gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: dy kuti pako cigare me 15 cigare, të dyshuara si substancë narkotike të llojit marihuane me peshë 18. 32 gram, një qese e najlonit me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuane me peshë 0.62 gram, një pako rizela dhe 3 cigare të dyshuara si substancë narkotike të llojit marihuane me peshë 3.96 gram.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.