Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren dhe Obiliq, të dyshuar për shkarkim dhe shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve përmes rrjeteve sociale dhe platformave online.
Gjatë operacionit policor janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar katër telefona celularë, katër kompjuterë dhe një tablet, të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
“Prizren, Obiliq 08.10.2025 – 06:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se pemës rrjeteve sociale dhe platformave online kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Janë kontrolluar tri lokacione të personave të dyshuar dhe si prova materiale janë sekuestruar katër telefona celular, katër kompjuterë dhe një tablet. Me vendim të prokurorit të dyshuari pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews