UBT News

Arrestohen tre persona në Prishtinë, iu gjetën 53 qese me marihuanë

Policia ka arrestuar tre të dyshuar pasi gjatë iu janë gjetur 53 qese të mbushura me marihuanë me peshë 118.5 gram.

Sipas policisë, gjatë kontrollit te banesa e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar tre telefona, 6 mijë e 500 euro, 50 funte dhe 210 franga.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Exit mobile version