UBT News

Arrestohen tre persona në Pejë të dyshuar për fajde

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Pejë të dyshuar për fajde. Siç njofton Policia, gjatë arrestimit të tyre janë gjetur edhe mjete financiare.

“Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në dy lokacione në flagrancë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit te të dyshuarit janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 3300 (tremijë e treqind) euro para të gatshme, dy pistoleta, një pushkë e gjuetisë, 89 fishek, dy vetura si dhe dokumente të ndryshme relevante për rast”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Exit mobile version