Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në Prizren si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar.
Vdekjen e viktimës sipas policisë e ka konstatuar mjeku kujdestar. Derisa policia ka njoftuar se ka arrestuar tre menaxherë.
“Raportohet se viktima mashkull/k, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës derisa ishte duke punuar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj/kosovar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Shaqir Bytyqi e kishte konfirmuar, se rasti ka ndodhur në ora 15:40 në rrugën “Ekrem Rexha”.
“Derisa një punëtor ishte duke punuar, nga lartësia bie një profil metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G., 25-vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë, dhe për pasojë i njëjti vdes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i urgjencës”, kishte thënë ai.