Tre burra janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se kanë dhunuar dy gra, pasi të enjten janë kapur në një automjet bashkë me viktimat të cilat nuk kanë pasur dokument identifikimi.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit ishin në një automjet me dy viktimat gra, të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Më pas, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa dy viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor, pasi siç thuhet në raportin e policisë, dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht.
“Gjakovë, 30.05.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë, si dhe dy femra kosovare, të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.