Policia e Kosovës njofton se mbrëmë hetuesit e stacionit policor të Podujevës, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vjedhje, ndërsa një person tjetër për blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.
Në njoftim thuhet se shtatë personave të dyshuar u është iniciuar rast për vjedhjet që kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore në markete, ku personat e dyshuar (që të gjithë të mitur), në bashkëveprim dyshohet se kanë vjedhur artikuj nga marketi.
Ndërsa personit të dyshuar, A.R, mashkull 23 vjeç, i janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.
“Ndaj tij është iniciuar rast për blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, thuhet në komunikatë.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme policore para se rastet të procedohen më tej.