Shtatë persona janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë në rajonin e Pejës për veprimtari në strukturat paralele-ilegale.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë se të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë. Ai tha se me autorizimin e Prokurorit të Shtetit janë hapur raste penale ndaj të arrestuarve.
“Shtatë persona janë shoqëruar në stacionet policore. Të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me autorizimin e Prokurorit të Shtetit janë hapur raste penale ndaj tyre”, ka thënë Nikçi.