UBT News

Arrestohen shtatë persona për hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrim dhe shpëlarje parash

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njofton se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

“Aksioni është zhvilluar në shtatë lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave”, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version