Shtatë persona janë arrestuar ditën e djeshme në Prishtinë nga Policia.
Të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar katër persona të tjerë, tre burra dhe një grua.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor.
“Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat ( 3 meshkuj dhe 1 femër) kosovarë. Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.