UBT News

Arrestohen prindërit pasi lanë fëmijët pa përkujdesje

Janë arrestuar burrë e grua në Podujevë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje e pa kushte minimale fëmijët e tyre.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të njëjtit jetojnë në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë.

“Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë njëri 12 e tjetri 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë. Me vendim të prokurorit, dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore, ndërsa të dyshuarit (prindërit) janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

Exit mobile version