Pesë persona janë arrestuar në Pejë, pasi që janë përleshur fizikisht ndërmjet vete.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht në mes vete”, ka informuar sot Policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur të hënën pas mesnate.