Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe pesë gra në Prishtinë për detyrim në prostitucion. Siç bën të ditur Policia janë kontrolluar dy lokale, ku janë sekuestruar katër telefona mobil, dy DVR (kamera të sigurisë) dhe disa dokumentacione.
“Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuara janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./UBTNews