UBT News

Arrestohen një kosovar e tre serbë pasi u rrahën mes vete në Gjilan

Katër persona janë arrestuar në Gjilan, pasi ishin rrahur në mes vete.

Gjatë përleshjes në rrugën “Abdulla Presheva”, të dyshuarit kishin pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, tre nga të dyshuarit i përkisnin nacionalitetit serb.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version