UBT News

Arrestohen komisioneri dhe vëzhguesi nën dyshimet për shitblerje të votës

Në komunën e Malishevës, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona nën dyshimet për shitblerje të votës.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se dy të arrestuarit janë një vëzhgues dhe një komisioner nga qendra e vendvotimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të njëjtit janë në ndalim./UBTNews

Exit mobile version