Katër zyrtarë të lartë të Telekomit janë arrestuar sot nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili njoftoi se operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës.
“Sot më 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews