UBT News

Arrestohen katër të dyshuar për djegien e katër veturave në Prishtinë

Katër persona janë arrestuar si të dyshuar për djegien e katër veturave në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë. Rasti siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ka ndodhur më 20 shtator të këtij viti.

“Mbrëmë hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 20.09.2022. Rasti ka ndodhur në rrugën “1Tetori” në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personat e arrestuar: A.S 46 vjeçar, S.I 16 vjeçar, H.M 40 vjeçar dhe L.L 24 vjeçar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version