Tri gra dhe një burrë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, nën dyshimin për mundësim apo detyrim në prostitucion.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit, të dyshuarve iu janë gjetur sprej, një boks hekuri, një thikë, 100 euro dhe katër telefona.
Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt./UBTNews