UBT News

Arrestohen katër persona në Prishtinë, u rrahën mes vete

Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar mbrëmë katër persona pasi ishin rrahur mes vete.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Fahri Fazliu”, Prishtinë.

““Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 06.02.2024 – 22:20. Katër meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Exit mobile version