Katër persona janë arrestuar në Pejë. Ata dyshohet se mëngjesin e hershëm të së dielës kanë kryer vjedhje në një shtëpi në Pejë.
Grupi prej katër personave nën kërcënimin e thikës kishin grabitur një telefon dhe 470 euro.
“Më datë 08. 08. 2021, rreth orës 05:10, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se një grup prej katër personave të pa njohur kishin hyrë në shtëpinë në Pejë, dhe nën kërcenim të mjetit të mprehtë (thikë) kanë grabitur një telefon Samsung dhe të holla rreth katërqind e shtatëdhjetë (470) Euro. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intenzive nga ana e hetuesve Rajonal me datë 09.08. 2021, është arrit të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar meshkuj kosovar. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve të përfshirë është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën për media nga Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës.