Gjashtë persona u arrestuan në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut pasi sulmuan tre zyrtarë policorë në orët e para të së martës.
Sipas njoftimit, të arrestuarit – N.N. (24 vjeç), N.N. (26 vjeç), A.B. (28 vjeç), A.B. (30 vjeç), I.R. (24 vjeç) dhe B.D. (19 vjeç) – fillimisht kishin ofenduar policët, për t’i sulmuar më pas. Të dyshuarit ishin nën ndikimin e alkoolit.
Policët e lënduar morën trajtim mjekësor, ndërsa incidenti ndodhi pranë kafenesë “Tre Sheshirat”.
Të dyshuarve iu shqiptoi masa e ndalimit për 48 orë.
“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.