Janë arrestuar dy të zyrtarë të sigurimit të terminalit doganor në Merdare të Podujevës. Të dy personat dyshohet se në depon e terminalit doganor kanë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana, meqë ishin të padoganuara.
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e 25 tetorit ishte thyer muri i objektit të depos ku edhe ndodhi vjedhja. Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.