UBT News

Arrestohen dy zyrtarë të ATK-së

Policia e Kosovës ka njoftuar sot Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) se ka arrestuar dy zyrtarë të ATK-së të komunitetit serb, nën akuza të kontrabandës së barnave.

Pas njoftimit zyrtar, ATK-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e ATK-së duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare. Shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version