UBT News

Arrestohen dy të mitur në Vushtrri, konfiskohet një armë

Dy të mitur janë arrestuar mbrëmë në Vushtrri, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.

Policia ka informuar se lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë.

“Në orët e mbrëmjes të datës 24 nëntor 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Me t’ pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me ç’ rast nga i dyshuari I. K., i moshës se mitur, është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me pesë fishkë. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje ndërmjet disa të rinjve i dyshuari I.K., ka shtënë me armë në ajër, ku në cilësi të provës materiale është konfiskuar edhe një gëzhojë që dyshohet të jetë shkrepur nga arma e konfiskuar nga i dyshuari. Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është arrestuar edhe një person tjetër po ashtu i mitur, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”, ka informuar Policia.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ’’Përdorim i armës’’ dhe ’’Armëmbajtje pa leje’’.

Exit mobile version