Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur në Fushë Kosovë për veprën penale “Trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”. Policia njofton se të njëjtit dyshohet se këtë vepër e kanë kryer ndaj viktimës femër.
“Lidhur me rastin si provë materiale është sekuestruar një telefon celular. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, njofton policia./UBTNews