UBT News

Arrestohen dy të dyshuarit për tentim plaçkitjen e argjendarisë në Prizren ku u plagosën babë e bir

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuarit për plaçkitjen me armë zjarri në Prizren, ku mbetën të plagosur babë e bir.

Kurti theksoi se të dyshuarit ishin edhe më herët të arrestuar për plaçkitje, por ishin liruar nga Gjykata në procedurë të rregullt.

Ata gjatë të enjtes janë arrestuar dhe siç tha kryeministri, disa lokacione janë duke u bastisur në lidhje me rastin.

“Ju njoftoj se janë arrestuar dy të dyshuarit për plaçkitjen e argjendarisë në Prizren të hënën në mbrëmje, ku u patën plagosur babë e bir. Disa lokacione janë duke u bastisur, të dyshuarit ishin arrestuar deri vonë për plaçkitje, por që ishin liruar në procedurë të rregullt, por që tash janë riarrestuar”, tha Kurti gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës. 

Exit mobile version