UBT News

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhjen e 12 telefonave

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, meqë të njëjtit në një lokal kanë vjedhur 12 telefona në vlerë të 1 mijë e 950 euro.

Sipas raportit të PK-së, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një telefon Samsung, që dyshohet se është vjedhur në lokalin mobi shop.

Në konsultim me prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe një kontroll –bastisje, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje./UBTNews

Exit mobile version