UBT News

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje në Deçan

Policia në Deçan pas një pune operativo-hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar për disa vjedhje në këtë komunë. Sipas Policisë, F.I. i lindur më 1992 dhe L.L. i lindur më 1999, janë arrestuar më 14 maj.

“Të dyshuarit nga data 08.05.2021 e deri me datë 10.05.2021, dyshohet se kanë vjedhur ne disa lokacione ne komunën e Deçanit. Të dyshuarit gjatë intervistimit nga hetuesit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa vepra të tjera penale te vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Deçan. Në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, disa nga sendet e vjedhura janë sekuestruar si dëshmi materiale. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, thuhet në njoftim.   

Exit mobile version