Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar si rezultat i veprimeve policore dhe dyshohet se gjatë luftës në vitin 1999, në Zubin Potok, kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ku u vranë 23 civilë shqiptarë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./A.K/
