UBT News

​Arrestohen dy të dyshuar për fajde, detyruan viktimën të vepronte në dëm të pasurisë së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, nën dyshimin për kryerje të veprës penale të “fajdes” gjatë periudhës shkurt 2021.

Sipas policisë arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur dje derisa sipas policisë ata në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga fajdeja dhe duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

“Nga njësitë relevante policore me datën 26.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale Fajde ndaj viktimës mashkull kosovar. Të dyshuarit në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga fajdeja duke e detyruar atë të veproj në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme materiale”, ka njoftuar policia në raporton 24 orësh.

Sipas policisë gjatë kontrollit në shtëpitë e dyshuarve dhe në një veturë të tyre janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me 13 fishek, një pushkë ajrore, 42 copë fishek cal. 9×19 mm, një fishek cal. i panjohur dhe dy automjete.

Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Exit mobile version