UBT News

Arrestohen dy shtetas të huaj për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj në Pejë, një maroken dhe një algjerian, në dyshimin për veprën penale “Vjedhje”.

“Në Stacionin Policor në Pejë, me datë 21.01.2021 është paraqitur viktima mashkull, i cili deklaron se e ka parkuar automjetin e tij në rrugën “Qarshia e gjatё” në Pejё dhe në momentin qё ёshtё kthyer e ka vërejtur se dikush kishte hyrё nё veturën e tij dhe kishte vjedhur një (1) telefon dhe njё (1) palё syze”, thuhet në komunikatën për media nga drejtoria e Policisë në Pejë.

Bëhet e ditur se hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, tё cilёt kanё marrё masat e nevojshme pёr identifikimin e tё dyshuarve.

“Pas njё kohe shumё tё shkurtёr kanё ariitur tё identifikojnë dhe arrestojnë tё dyshuarit: H.A. i lindur më 1994 m/marokian, J.B. i lindur më 1993 m/algjerian”, thuhet tutje në komunikatë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./UBTNews

Exit mobile version