Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar dy persona në Rahovec, pasi të njëjtit nën ndikim të alkoolit, nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë që të dalin nga një lokal ku një patrullë policore po asistonte inspektorët e AUV-it.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit ka përdorur edhe thikën, duke iu shkaktuar lëndime trupore policëve që ishin në detyrë.
“Të njëjtit kanë sulmuar personat zyrtar (policët) ku njeri nga të dyshuarit ka përdor mjet të mprehtë. (Thikë) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjelle në lokalët e Stacionit policor – Rahovec”, thuhet në komunikatë.
Tre zyrtarët policor kanë pranuar ndihmën mjekësore.
Lidhur me rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, të dyshuarit ndalohen për 48 orë.