Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Zveçan, pasi të njëjtit mbrëmë pas mesnatës po saldonin hekura në objektin e Komunës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se me këtë rast kanë sekuestruar edhe një veturë.
“Kemi marrë informacionin që diku pas orës 1 pas mesnatës, dy persona kanë nisur të saldonin hekura në objektin e komunës në Zveçan. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar një automjet”, ka thënë ai.
Ndryshe ditë më parë strukturat paralele ilegale kanë rrethuar hyrjen kryesore në objektin e komunës në Zubin Potok, duke vendosur rrethoja prej hekuri.