Dy persona, një në Vlorë një në Sarandë janë arrestuar nga policia për zjarrvënie.
Në pranga ka rënë 41-vjeçari G.M., banues në fshatin Tragjas, pasi dyshohet se ka djegur një sipërfaqe 1500 m2 me shkurre dhe rreth 20 rrënjë ullinj, në këtë zonë.
Gjithashtu një tjetër person është arrestuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga 23-vjeçari Sh.L., banues në Sarandë pasi ka djegur me zjarr një sipërfaqe kullote në fshatin Shelegas./abcnews