UBT News

Arrestohen dy persona për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Kontrabandim me mallra”

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas pranimit të rastit nga Policia Kufitare, hetimeve paraprake si dhe punës operative në terren, ka arritur të sigurojë informata/dëshmi në lidhje me dyshimet për aktivitet kriminal në komunën e Kamenicës. Dëshmitë e mbledhura gjatë fazës së hetimit kanë krijuar dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Kontrabandim me Mallra”.

“I dyshuari M.A. (1970) mashkull kosovar, zyrtar (roje e pyjeve), më datë 05.10.2021 në cilësinë e zyrtarit të Ekonomisë së Pyjeve K.K. Kamenicë, ka damkosur drunjtë për të cilët dyshohet se ka pasur njohuri se janë kontrabanduar.

Më këto veprime i dyshuari M.A. dyshohet se ka kryer veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, njofton policia.

“Ndërsa i dyshuari i dytë, N.K, (1963) mashkull kosovar, duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi, ka kontrabanduar një masë të konsiderueshme drunore dhe më pas në bashkëveprim me zyrtarin (rojën e pyjeve), ka dashur që masën drunore ta legalizojë (damkosë), në mënyrë që më pas të njëjtat të transportohen në tregun e Kosovës.

Më këto veprime i dyshuari N.K. dyshohet se ka kryer veprën penale: “Kontrabandim i mallrave””, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Në konsultim me prokurorin e lëndës, masa drunore është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit e lartshënuar, janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Exit mobile version