UBT News

Arrestohen dy persona për dhunë në familje, njëri në Ferizaj e tjetri në Shtime

Dje, në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëri rast ka ndodhur në Ferizaj e tjetri në Shtime.

“Të hënën rreth orës 19:43 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Sazli të Ferizajt është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet A.M (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij 12 vjeçare, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka dhënë detaje edhe për ngjarjen në Shtime.

“Rreth orës 10:20 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje dhe kanosjes në rrugën ‘Skënderbeu’ në Shtime. Policia e stacionit në Shtime menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.A (M/K) i moshës 28 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje, i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe e kanos bashkëshorten e tij me inicialet SH.B (F/K) e moshës 29 vjeçare”, thuhet aty.

Bëhet e ditur se policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionet e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Exit mobile version