UBT News

Arrestohen dy persona në Prishtinë për armëmbajtje pa leje

Në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, të hënën rreth orës 23:37, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit policor, të dyshuarit fillimisht kanë tentuar të ikin me motoçikletë, ndërsa gjatë arratisjes njëri prej tyre ka hedhur një pistoletë me gaz.

Policia ka sekuestruar pistoletën me dy fishekë si dhe një thikë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

/A.K/

Exit mobile version