Zyrtarë policorë të Stacionit Policor Malishevë, më 11.08.2021, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka kryer kontrolle në dy lokacione në kërkim të armëve ilegale në rajonin e Malishevës.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit tek i dyshuari i parë, në shtëpinë e tij dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar.
Pushkë Automatike “Kallashnikov AK 47” dhe një karikator.
Pistoletë “BRUNI MOD.92 cal 8 mm” karikatori 18 copë fishek.
Kurse në lokacionin e dytë janë gjetur dhe sekuestruar këto armë:
• Pushkë automatike “Kallashnikov AK47”
• Pushkë automatike “AK47”
• Pushkë ajrore “Bereta cal 6 mm”
• Municion, 61 copë cal 7.62 mm
• Karikator, 6 copë
• Këllëf i revoles, 1 copë
• Sperj, 1 copë
• Helmeta, 2 copë
• Pranga, 1 copë
I dyshuari për rastin e parë është liruar, ndërsa për rastin e dytë janë ndaluar dy të dyshuar me urdhër të prokurorit ndalen në mbajtje për 48 orë.