Dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e gazetares Lyra McKee. E ndjera u qëllua për vdekje teksa po përcjellte trazirat në pronën Creggan në Londonderry të Irlandës Veriore, në muajin prill të vitit 2019.
Një 24-vjeçar dhe një 29-vjeçar, u arrestuan në Derry, mëngjesin e së mërkurës.
Tre burra tashmë janë akuzuar për vrasje dhe dy burra të tjerë janë akuzuar për trazira dhe vepra të lidhura me natën kur zonja McKee u vra.
McKee ka qenë redaktore në mediumin Mediagazer me bazë në Belfast. Puna e saj si gazetare përfshinte raporte që shtjellonin dekadat e dhunës në Irlandën e Veriut dhe ajo ishte përshkruar si një yll në rritje i gazetarisë hulumtuese./UBTNews