Policia e Kosovës ka arrestuar në Fushë Kosovë dy të dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz dhe shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
Policia njofton se rasti ka ndodhur më 19 tetor të këtij viti. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./UBTNews