Dy persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën, më 12 gusht, rreth orës 21:10, në rrugën “Emin Duraku”.
Njëri nga të dyshuarit dyshohet se ishte në cilësinë e shitësit, ndërsa tjetri si blerës i substancave narkotike.
Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej të dyshuarve, policia ka sekuestruar 10.33 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, 1,215 euro para të gatshme, një telefon mobil dhe një kavanoz me mbetje të substancave narkotike.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/
