Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka arritur të arrestojë dy persona me inicialet F.H 27 vjeçar dhe A.H 33 vjeçar, në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Prizrenit, me dënim burgimi.
Sipas një njoftimi për media thuhet se që të dy ishin të kërkuar për të njëjtën vepër penale, në bashkëkryerje ’’Lëndim i lehtë trupor”’.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.