Policia e Kosovës mbrëmjen e së enjtes ka arrestuar dy persona në fshatin Cërnicë të Gjilanit nën dyshimin se kanë organizuar bixhoz të paligjshëm në lokalin e tyre.
Polica ka njoftuar se në lokalin e tyre janë gjetur 2 aparate të lojërave të fatit, pajisje kompjuterike, para të gatshme 5 mijë e 115 euro dhe 360 franga zvicerane. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./UBTNews