Dy persona janë arrestuar sot në Prizren, ndërsa është konfiskuar heroinë dhe marihuanë.
Policia ka informuar se të dyshuarit: A.D., (1979, kosovar) dhe V.D., (1998, kosovar), janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori i rastit janë dërguar në ndalim policor deri në 48 orë.
“Sot, më 16.11.2022 në ora 06:10, në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ka filluar kontrolli dhe gjatë realizimit të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 805.5 gr substancë dyshohet të jetë heroinë, 1.1 gr. marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, ka bërë të ditur Policia.