UBT News

Arrestohen dy liderët e protestës “Konvoji i Lirisë” e cila ka bllokuar kryeqytetin kanadez për javë të tëra

Otava ka arrestuar dy organizatorët e protestës së “Konvojës së Lirisë”, ndërsa shefi i policisë është zotuar të “marrë përsëri” qytetin, përcjell UBT News.

Policia filloi arrestimin e organizatorëve të demonstratave të enjten mbrëma, sipas një zëdhënësi të një grupi të përfshirë në organizimin e protestave, disa orë pasi zbatuesit e ligjit u zotuan t’i jepnin një fund “të menjëhershëm” të demonstratave që kanë paralizuar kryeqytetin e Kanadasë për javë të tëra.

Arrestimet e Tamara Lich dhe Chris Barber u konfirmuan nga Dagny Pawlak, një zëdhënëse e Freedom Convoy 2022, një nga grupet kryesore që organizonte demonstratat. Ajo tha se Lich, u arrestua me akuzën e “ndihmim dhe nxitje të keqbërjes”.

Arrestimet filluan menjëherë pasi policia zbriti në qendër të Otavës dhe rrethoi një pjesë të gjerë të qytetit me afro 100 pika kontrolli.

“Është koha për t’u larguar” u tha shefi i përkohshëm i policisë Steve Bell protestuesve të cilët kanë mbetur sfidues përballë paralajmërimeve të përsëritura. “Koha juaj në qytetin tonë ka marrë fund dhe ju duhet të largoheni”.

Bell tha se policia po forconte perimetrin rreth qytetit dhe kishte caktuar një zonë të madhe si një zonë të sigurt ku aksesi do të kufizohej për banorët, punëtorët dhe oficerët e policisë.

“I lutem kujtdo që është atje: Hipni në kamionin tuaj dhe ne do të drejtojmë në një kalim të sigurt që ju të largoheni nga rrugët e qytetit tonë”, tha Bell. “Ne duam që kjo demonstratë të përfundojë në mënyrë paqësore”./UBTNews/

Exit mobile version