UBT News

Arrestohen dy gra në Mitrovicë, sulmuan zyrtaret policore në stacion

Janë arrestuar dy gra në Mitrovicë pasi që derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor. Njëra nga të dyshuarat është liruar në procedurë të rregullt, e tjera është dërguar në mbajtje.

“Rr. Marie Shllaku, Mitrovicë Jugu 24.01.2024 – 07:40. Dy femra kosovare janë arrestuar për shkak se derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

 

Exit mobile version